Shkup, 4 gusht, Zhurnal.mk – Zhernovski është tallogu i shoqërisë, prej 20 vitesh në kurriz të shtetit e thith buxhetin dhe shpjegon se si nuk i pëlqen sistemi, reagojnë nga VMRO‑DPMNE.
„LSDM u identifikua dhe u shpalli vetë tallog i shoqërisë, ndërsa një nga themeluesit e atij tallogu është pikërisht ambasadori i tyre i pasuksesshëm, Zhernovski. Pikërisht ai Zhernovski është tallogu i shoqërisë, pjesë dhe themelues i sistemit në shtet, i cili 20 vjet është në kurriz të shtetit, e thith buxhetin dhe ligjëron se si nuk i pëlqen shteti dhe si sistemi duhet të ndryshohet. Sistemi ka qenë i tillë deri tani, sepse për dekada persona si Zhernovski, Zaev dhe Filipçe e kanë vjedhur dhe e kanë shkatërruar. Figura si këta të tre e kanë shitur shtetin dhe e kanë poshtëruar në çdo mënyrë të mundshme, vetëm që të thellonin xhepat e tyre, duke menduar se kështu duhet të funksionojë një shtet“, thonë nga VMRO‑DPMNE.
Në reagim shtohet se ky sistem tashmë dy vjet po ndryshon dhe se sistemi i ri udhëhiqet nga politikanë të ndershëm që mendojnë për qytetarët dhe interesat e tyre, e jo për xhepin e vet.
