Tiranë, 6 gusht Zhurnal.mk – Ndryshime të reja kanë hyrë në fuqi në Kodin Rrugor, të cilat pritet të sjellin masa më të rrepta për drejtuesit që shkelin rregullat e qarkullimit. Ndryshimet kryesore do të jetë pezullimi i lejes së drejtimit deri në dy vite për shoferët që kapen duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit mbi kufirin e lejuar ose në gjendje të dehur.
Njëkohësisht, janë rritur masat për tejkalimin e shpejtësisë, do të ketë masa me gjoba më të larta dhe pezullim patente për shkelësit e përsëritur. Rregulla të reja janë vendosur edhe për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për procedurat e marrjes së patentës pas përfundimit të pezullimit. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është rritja e sigurisë në rrugë dhe ulja e numrit të aksidenteve.
