Kryeziu: Sot përfundon afati për konstituimin e Kuvendit, mosveprimi cenon rendin kushtetues dhe demokratik

Nga D. V.
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori i së drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se afati i arsyeshëm për konstituimin e Kuvendit është 30 ditë nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve, duke theksuar se kjo mbështetet edhe nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2025, i cili, sipas tij, është detyrues për deputetët.

“Në bazë të Kushtetutës, afati i arsyeshëm është 30 ditë nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve. Kjo është e mbështetur edhe me një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2025, i cili është urdhërues për deputetët. Sonte është afati i fundit. Nëse nuk respektohet, nuk ka masë ndëshkuese, por deputetët janë të detyruar ta konstituojnë Kuvendin, përndryshe cenohet rendi kushtetues dhe demokratik i Republikës”, ka deklaruar Kryeziu për Front Online.

Ndërkohë, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku po zhvillojnë takim për të diskutuar një marrëveshje politike, me fokus çështjen e presidentit.

Kurti dje nuk propozoi emër për kryetar të Kuvendit, duke kërkuar kohë shtesë për bisedime me LDK-në.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër