Rexhepi: Çdo ditë nga një nënçmim i ri, çdo javë nga një degradim i ri

Nga D. V.
779 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – Nebi Rexhepi, Sekretar organizativ i Bashkimi Demokratik për Integrim BDI, sot përmes një postimi ka reaguar mbi situatën aktuake politike me theks të veçantë te përjashtimi i gjuhës shqipe nga tabelat.

“Në një moment kur mendojmë se ky është fundi dhe se më poshtë nuk mund të shkohet, përfaqësuesit e sVLEN-it kujdesen të na dëshmojnë të kundërtën!
Çdo ditë nga një nënçmim i ri. Çdo javë nga një degradim i ri.
Shqipja hiqet nga tabelat e rrugëve shtetërore, të drejtat e fituara trajtohen sikur të jenë luks, ndërsa ata që duhej t’i mbronin shqiptarët kanë zgjedhur rolin e spektatorit. Dhe kur nuk kanë çfarë të tregojnë, dalin para kamerave: sot në Koridorin 8, nesër me ndonjë video tjetër, pasnesër me një arsyetim të ri.
Koridorin 8 e kanë shndërruar në pasarelë mediatike, ndërsa degradimin e shqiptarëve në prapaskenë të qeverisjes së tyre.
Ironia më e madhe? Reklamohen me projektin që dje e kundërshtonin, ndërsa heshtin për të drejtat që sot po humben para syve të tyre.
Kjo nuk është më vetëm paaftësi politike. Kur nënçmimi përsëritet, kur heshtja bëhet rregull dhe arsyetimi bëhet politikë, atëherë kemi të bëjmë me nënshtrim. Ato pak shqiptarë që ju votuan, nuk ju kanë votuar që të numëroni goditjet ndaj tyre dhe pastaj t’ua shpjegoni pse ndodhën. Ju votuan që t’u dilni zot! E nëse nuk mundeni, të paktën mos na i shisni dështimet si suksese. TURP!” ka shkruar Nebi Rexhepi, Sekretar organizativ i BDI-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër