Në Tabanoc nuk të presin shqip, shqipja hiqet nga tabela e parë, e dyta nuk ka ndryshuar

Nga D. V.
1,018 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – “Tabela e parë që është e vendosur në pikën kufitarë në Tabanoc ku shkruan ‘Mirësevini në Republikën e Maqedonisë së Veriut’ është vetëm në tri gjuhë, maqedonisht, anglisht dhe frengjisht, por jo edhe në gjuhën shqipe, përçka pati edhe reagime në opinion. Ndërsa vetëm disa metra është e vendosur tabela tjetër e cila e ka edhe gjuhën shqipe, e të njejtën e postoi dje edhe zëvendës drejtori i Doganave. Mirëpo fakt është se tabela e parë është ndryshuar para disa dite, prej të cilës është hequr shkrimi në gjuhën shqipe”, raporton TV Shenja, transmeton Zhurnal.

Pasiqë kishte disa ditë që mërgimtarët mirëpriteshin në tre gjuhë të tjera, por jo edhe në shqip, një ditë më parë pasuan edhe reagimet në opinion, duke kërkuar përgjegjësi përse tabela ishte ndryshuar, gjegjësisht ishte ndërruar dhe në tabelën aktuale nuk figuronte më gjuha shqipe.

Më pas në profilin e tij në facebook, zëvendës drejtori i Doganave Mustafa Dauti e postoi një video të tabelës që e kishte edhe shqipen dhe krahas videos e shkruante edhe datën e tabelës. Mediat online e interpretuan sikur tabela të ishte ndryshuar. Mirëpo në realitet ai e postoi tabelën e dytë e cila ka qenë gjithë kohës aty, duke e injoruar tabelën tjetër, e cila nuk kishte më vend për shqipen.

TV Shenja kërkoi përgjigje nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”, se përse ishte ndërruar tabela, por ende nuk kanë dhënë përgjigje.

Ky zakon nuk po ndodh për herë të parë në tabelat informuese në vend. Para disa muajsh një gjë e tillë ndodhi në pikën kufitare në Bllacë, prej të cilës u heq gjuha shqipe dhe u desh trysnia dhe reagimi i opinionit që institucionet të zmbrapseshin nga vendimi dhe ta kthenin shqipen aty ku e kishte vendin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër