Kolonë 500-metërshe në Dheun e Bardhë, pritja në dalje kalon tre orë

Nga Xh M
624 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dheu i Bardhë, 8 gusht Zhurnal.mk – Të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara më 8 gusht në orën 10:22, tregojnë se udhëtarët që largohen nga Kosova përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë po përballen me pritje deri në 200 minuta. Kolona në këtë pikë është rreth 500 metra. Ndërkohë, në hyrje të Kosovës pritja zgjat 20 minuta dhe kolona shkon nga 60 deri në 80 metra.

Situata paraqitet e ngarkuar edhe në Merdarë, ku pritjet në dalje lëvizin nga 50 deri në 60 minuta, ndërsa kolona arrin një kilometër. Për të hyrë në Kosovë, pritja është nga 3 deri në 5 minuta.

Në Bërnjak, automjetet që hyjnë në Kosovë presin nga 15 deri në 20 minuta, me kolonë rreth 60 metra. Në dalje, pritja raportohet nga 3 deri në 5 minuta.

Udhëtarët në Jarinje presin 10 deri në 15 minuta për të hyrë në Kosovë dhe 5 deri në 10 minuta për të dalë prej saj. Kolonat janë rreth 60 metra në hyrje dhe 50 metra në dalje.

Në Vërmicë, koha e pritjes në hyrje është nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa në dalje nga 5 deri në 8 minuta. Në këtë drejtim është krijuar një kolonë prej rreth 50 metrash.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet kryesisht janë nga një deri në pesë minuta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër