Protesta 71-të/ Emigranti nga Belgjika në protestë: T’i japim besimin rinisë! Rama të ikë, larg politikës së vjetër

Nga Xh M
633 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 9 gusht Zhurnal.mk – Një qytetar nga diaspora shqiptare në Belgjikë ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe dorëzimin e drejtimit të vendit tek brezi i ri.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të ruhen nga manipulimet dhe të shkëputen përfundimisht nga politika e vjetër, duke theksuar se vetëm rinia mund ta çojë Shqipërinë përpara.

Në përfundim, ai renditi si prioritete kryesore për një të ardhme më të mirë ruajtjen e sovranitetit, forcimin e mbrojtjes, zhvillimin e një ekonomie në shërbim të popullit dhe përmirësimin rrënjësor të arsimit.

“Edi Rama dhe qeveria e tij duhet të largohen. Udhëheqjen duhet t’ia lërë rinisë. Besimin duhet t’ia japim rinisë, sepse vetëm ajo mund ta çojë Shqipërinë përpara. Manipulatorët do të përdorin të gjitha mënyrat për të shkuar te politika e vjetër. Larg politikës së vjetër. Rinia duhet të ruajë sovranitetin shqiptar, dinjitetin e kombit, të forcojë mbrojtjen, ekonominë që t’i shërbejë popullit, të krijojë arsim që t’i përshtatet kushteve dhe të përgatisë një rini me të gjitha mundësitë”, përfundoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër