Ndahen edhe 14 vetura të reja për Policët e Lagjes

Nga D. V.
600 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 gusht, Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka ndarë sot 14 vetura të reja hibride për policët e lagjes, me qëllim rritjen e pranisë policore në komunitet dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Sipas Policisë së Kosovës, automjetet e reja do të përdoren për mbulimin e zonave sektoriale në të gjitha drejtoritë rajonale të Policisë së Kosovës, ndërsa një veturë është ndarë edhe për Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore.

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës ka thënë se vazhdimisht synon rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, në mënyrë që ata të jenë më afër komunitetit dhe nevojave të qytetarëve.

Sipas njoftimit, pajisja me automjete të reja pritet të lehtësojë përmbushjen e objektivave të Strategjisë së Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe të forcojë qasjen proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbështetja ndaj Divizionit të Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, konkretisht sektorëve ku shërbejnë policët e lagjes, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Qëllimi, sipas Policisë, është forcimi i bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe rritja e mëtejme e besueshmërisë dhe transparencës institucionale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër