Malta riafirmon mbështetjen për rrugën evropiane të Kosovës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Maltës, Robert Abela, me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të Qeverisë.

Në letrën e tij, Abela ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Maltës dhe Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe forcimin e mëtejmë të lidhjeve të miqësisë mes dy vendeve.

“Malta dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, dhe mezi pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë teksa forcojmë edhe më shumë lidhjet e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Abela.

Kryeministri maltez ka riafirmuar gjithashtu mbështetjen e palëkundur të Maltës për aspiratat evropiane të Kosovës, duke i uruar sukses vendit në rrugën drejt integrimit evropian.

“Dua të riafirmoj mbështetjen e palëkundur të Maltës për aspiratat evropiane të Kosovës dhe t’ju uroj sukses teksa vendi juaj vazhdon të përparojë në rrugën evropiane”, thuhet në letrën e shefit të qeverisë në Maltë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër