BDI: Arkin Jahiji do të jetë kandidati ynë për zgjedhjet në Bërvenicë

Nga D. V.
1,018 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 gusht, Zhurnal.mk – BDI njofton se në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të garojë me kandidatin Arkin Jahiji, një kandidaturë që sipas BDI-së, përfaqëson përgjegjësi, unitet dhe vizion për zhvillimin e komunës.

“Me Arkinin synojmë një Bërvenicë më të zhvilluar, më dinjitoze, me administratë në shërbim të qytetarëve, investime konkrete dhe mundësi të barabarta për çdo vendbanim dhe çdo qytetarë. Bashkë, me mbështetjen e qytetarëve, do të punojmë për një të ardhme më të mirë për Bërvenicën”.

“Besojmë se Bërvenica ka potencial të madh dhe meriton një udhëheqje që njeh nevojat e qytetarëve dhe punon çdo ditë për zgjidhjen e tyre. Arkin Jahiji do të jetë zëri i çdo qytetari dhe partner i secilit që dëshiron të kontribuojë për zhvillimin dhe mirëqenien e komunës”, thonë nga BDI.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër