Një “po” që shpëtoi dy jetë! Dhurimi i organeve, shansi për një fillim të ri

Nga Xh M
980 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 gusht ZHurnal.mk – Në prag të Ditës Botërore të Dhurimit të Organeve, Ministria e Shëndetësisë kumtoi historinë e një familjeje që, përballë dhimbjes së humbjes, mori një vendim human dhe dha pëlqimin për dhurimin e organeve, duke u mundësuar dy pacientëve një mundësi të re për jetë.

Ministri Sasho Klekovski theksoi se çdo transplantim është dëshmi e forcës njerëzore për të menduar për të tjerët edhe në momentet më të vështira, ndërsa koordinatorja kombëtare për transplantim, prof. dr. Biljana Kuzmanovska, tha se pas çdo transplantimi qëndron një vendim që e bën të mundur një jetë të re. Me rastin e 13 gushtit, autoritetet u shprehin mirënjohje të gjitha familjeve që kanë zgjedhur të dhurojnë jetë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër