U largua nga administrata Trump, Sekretarja e shtypit, Karoline Leavitt: Ishte vendimi më i mirë për familjen

Nga D V
990 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 13 gusht, Zhurnal.mk – Sekretarja e shtypit e Donald Trump do të largohet nga detyra e saj në Shtëpinë e Bardhë, ka njoftuar një ditë më parë presidenti amerikan.

Duke e vlerësuar atë si “një nga bashkëpunëtoret më të besuara”, Trump tha se Karoline Leavitt do të largohet nga posti në fund të muajit, “për të kaluar më shumë kohë me fëmijët e saj të vegjël dhe Familjen”.

Ai e cilësoi largimin si një vendim që e kupton dhe e respekton plotësisht, ndërkaq theksoi se ajo do të jetë një nga këshilltaret e tij kryesore nga jashtë administratës.

Ndërkaq, në një deklaratë në X, Leavitt, 28 vjeçe, tha se koha e saj në këtë detyrë kishte qenë “nderi dhe aventura e një jete”, duke shtuar: “Ka qenë privilegj të shërbej përkrah kaq shumë njerëzve të aftë dhe mbresëlënës dhe mezi pres t’i mbështes ata gjatë dy viteve e gjysmë të ardhshme”

Leavitt, e cila u kthye nga pushimi i lehonisë në korrik, tha se largimi ishte një vendim “me ndjenja të përziera”, por këmbënguli se ishte vendimi më i mirë për familjen e saj, shkruan skynews.com.

Ajo shkroi: “Që kur u ktheva në Shtëpinë e Bardhë pas lindjes së vajzës sime, kam ndier në zemër se nuk mund të jem nëna më e mirë që meritojnë dy fëmijët e mi të vegjël, ndërkohë që i kushtoj kohën, energjinë dhe vëmendjen e vazhdueshme që kërkon posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë – dhe për këtë arsye kam marrë përfundimisht vendimin e vështirë për t’u larguar nga Shtëpia e Bardhë dhe për të nisur një kapitull të ri në jetën time”

Ajo tha se do të mbetet “një mbështetëse e zëshme” e Partisë Republikane dhe e lëvizjes Make America Great Again (MAGA) të Trumpit. /Telegrafi/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër