Ndalim edhe në një qytet tjetër të Maqedonisë: Uji nuk është për pije, as për gatim

Nga Xh M
1,210 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Demir Kapi, 15 gusht Zhurnal.mk – Uji nga ujësjellësi në Demir Kapi është ndaluar për pije dhe për përgatitjen e ushqimit deri në marrjen e rezultateve përfundimtare nga super-analiza, njoftoi Ndërmarrja Publike Komunale “Boshava” – Demir Kapi.

Sipas ndërmarrjes, analizat e mostrave të marra të hënën dhe të martën nga i njëjti vend matës kanë dhënë rezultate të ndryshme.

Analiza e mostrës së marrë të hënën nga Instituti i Shëndetit Publik – Shkup ka treguar se uji nuk i plotëson kushtet e përcaktuara me rregulloren për ujë të pijshëm. Ndërkaq, analiza e mostrës së marrë të martën nga Qendra e Shëndetit Publik – Veles ka treguar se uji i plotëson kriteret e kërkuara.

Për shkak të këtyre rezultateve kontradiktore, të hënën do të kryhet një super-analizë shtesë.

Deri në marrjen e rezultateve përfundimtare, uji nga ujësjellësi i Demir Kapisë nuk duhet të përdoret për pije apo përgatitjen e ushqimit, njoftuan nga NPK “Boshava”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër