Trafik i rënduar në Ranën e Hedhun, mijëra pushues të bllokuar në aksin Lezhë–Milot

Nga Xh M
1,702 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Milot, 16 gusht Zhurnal.mk – Mijëra pushues dhe turistë kanë mbetur të bllokuar prej orësh në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Fundjava ka sjellë një fluks të madh automjetesh, duke shkaktuar kolona të gjata dhe vështirësi të mëdha në qarkullim.

Situata është bërë edhe më e rëndë për familjet, pasi në automjetet e mbetura në trafik ndodhen edhe fëmijë të vegjël.

Qytetarët raportojnë se kanë qëndruar të bllokuar për rreth dy orë, pa mundur të lëvizin normalisht.

Kolonat e trafikut shtrihen për kilometra të tëra, nga Rana e Hedhun deri në aksin Lezhë–Milot./RTSH

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër