BDI: Funksioni i ri i Ljutkovit e kthen kulturën nën kontrollin e VMRO-së

Nga R.ZH
1,116 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 gusht, Zhurnal.mk – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj emërimit të ish-ministrit të Kulturës, Zoran Ljutkov, në pozitën e koordinatorit nacional për kulturë, duke vlerësuar se ky veprim dëshmon peshën reale që, sipas tyre, e ka koalicioni VLEN brenda Qeverisë, përcjell Zhurnal.mk.

Në reagimin e BDI-së, theksohet se pas rikonstruimit qeveritar, Ministria e Kulturës iu besua përfaqësuesve të VLEN-it, por sipas BDI-së, drejtimi real i politikave kulturore vazhdon të mbetet nën kontrollin e VMRO-DPMNE-së.

“Emërimi i ish-ministrit Zoran Ljutkov për koordinator nacional për kulturë tregon sa peshë ka realisht VLEN-i brenda Qeverisë. Pas rikonstruimit, Ministria e Kulturës iu dorëzua atyre, ndërsa sot drejtimi politik i këtij sektori iu kthye Ljutkovit përmes një funksioni të krijuar në Qeveri”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga BDI vlerësojnë se, megjithëse VLEN mban postin e ministrit dhe emëron bashkëpunëtorët e tij në sektorin e kulturës, vendimmarrja kryesore dhe prioritetet strategjike vazhdojnë të përcaktohen nga partneri më i madh qeveritar.

“Ministria për VLEN-in, kultura për Ljutkovin”, theksojnë nga BDI, duke shtuar se ky është, sipas tyre, “poshtërimi i radhës” që pranohet në heshtje nga partnerët shqiptarë në Qeveri.

BDI konsideron se emërimi i Ljutkovit dëshmon se kontrolli mbi politikat kulturore mbetet në duart e VMRO-DPMNE-së, pavarësisht ndryshimeve kadrovike të bëra pas rikonstruimit të kabinetit qeveritar. (Zhurnal.mk)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër