868
Prishtinë, 17 gusht, Zhurnal.mk – Anëtari i Aleancës, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar shtator të “nxehtë”.
Përmes një video të postuar në Facebook, ai e ka paralajmëruar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Gjithçka në përgatitje të shtatorit. Kështu që, z. kryeministër, shihem në shtator. Së shpejti, kismet”, tha Haradinaj.
