VMRO-DPMNE: LSDM krijon panikë dhe dezinformata në vend që të udhëheqë politikë të përgjegjshme

Nga D. V.
652 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 gusht, Zhurnal.mk – Për ta parë matricën politike të mbeturinës së LSDM-së, nuk nevojitet shumë kohë – aq janë sipërfaqësorë, saqë mjaftojnë vetëm disa ditë. Metoda e tyre është e qartë: fillimisht krijojnë dyshim, më pas shpërndajnë panikë dhe dezinformata, dhe kur në fund institucionet kompetente me fakte i demantojnë, nga mbeturina e LSDM-së që me qëllim e bën këtë, nuk ka as falje, as përgjegjësi, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

„Sjellja e tillë e mbeturinës së LSDM-së nuk është sjellje e një opozite përgjegjëse, por tentim i qëllimshëm që përmes krijimit të mosbesimit të qytetarëve ndaj institucioneve të fitojnë poena të lirë politikë.

Në periudhën e kaluar u plasuan pretendime lidhur me sigurinë e ujit në Shkup, të cilat me fakte, dokumente dhe dëshmi u demantuan nga institucionet kompetente. Ndërkohë, analizat e fundit në Gostivar treguan se uji sërish është i sigurt për pije, ndërsa institucionet vazhdojnë ta ndjekin gjendjen.

Në vend që t’i përshëndesë informacionet se problemi është tejkaluar, LSDM-ja tradhtare dhe mbeturina që ka mbetur në të, vazhdon me përpjekje për të krijuar dyshime dhe shqetësim tek qytetarët.

Këtu shtrohet një pyetje e thjeshtë: pse LSDM-së i pengon dhe kundërshton çdo konfirmim se institucionet funksionojnë dhe se problemet zgjidhen?

Është shumë e qartë se, pa politikë konkrete dhe pa zgjidhje, me shumë probleme, në frikë dhe kaos, LSDM-ja përpiqet nga çdo temë të krijojë krizë politike.

Qytetarët meritojnë informata të sakta dhe fakte, e jo skenarë për krijimin e frikës dhe panikut që i sajojnë shokët e LSDM-së, ndërkohë që Venko Filipçe me mentorin e tij, Zoran Zaev, shijojnë në jahtin në Paljuri, në Greqi.

Uji në Gostivar është i sigurt për pije, gjendja monitorohet, ndërsa përfitimi politik përmes shpërndarjes së panikut nuk mund ta zëvendësojë politikën e përgjegjshme.

LSDM-ja duhet të kuptojë se besimi tek qytetarët ndërtohet me fakte, përgjegjësi dhe zgjidhje, e jo me shpërndarje histerie, dezinformata dhe kriza të sajuara“, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër