Bllokim i përkohshëm në Çair: Ja segmenti që mbyllet nesër

Nga D. V.
915 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 gusht, Zhurnal.mk – Komuna e Çairit ka njoftuar se nesër do të mbyllet për qarkullim një segment rrugor për shkak të fillimit të punimeve për gërryerjen e asfaltit.

Segmenti nga Bulevardi “Xhon Kenedi” deri te rrethrrotullimi do të jetë i mbyllur për automjetet në të dy drejtimet, duke filluar nga ora 08:00.

“Nesër, segmenti rrugor nga Bulevardi ‘Xhon Kenedi’ deri te rrethrrotullimi do të jetë i mbyllur për qarkullimin e automjeteve në të dy drejtimet, duke filluar nga ora 08:00, për shkak të fillimit të punimeve për gërryerjen e asfaltit.

Lusim qytetarët që të mos parkojnë automjetet përgjatë këtij segmenti, ndërsa pjesëmarrësit në komunikacion të shfrytëzojnë rrugë alternative deri në përfundimin e punimeve. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër