Vëllai i Princeshës Diana boton një libër për jetën e saj

Nga D. V.
605 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Charles Spencer, vëllai i princeshë Dianës, pritet të publikojë një libër të ri për jetën e saj, në prag të 30-vjetorit të vdekjes së saj.

Libri, i titulluar “Swan Song: Diana, My Sister”, do të publikohet fillimisht në Britani dhe më pas në mbarë botën.

Spencer ka treguar se vendosi ta shkruajë librin pasi, me afrimin e përvjetorit të vdekjes së Dianës, ai po përballej sërish me kërkesa të shumta për intervista rreth motrës së tij.

 Princesha Diana

Në vend që të vazhdonte të lexonte dhe dëgjonte versione të ndryshme për Dianën, dëshiron të ndajë kujtime dhe mendime personale nga këndvështrimi i tij si vëlla.

Sipas Spencer, shumë prej gjërave që janë thënë ndër vite për Dianën janë kthyer në ‘fakte’ të pranuara, edhe pse ai i konsideron të pavërteta.

Për këtë arsye, libri synon të paraqesë versionin e tij për jetën dhe personalitetin e motrës së tij.

Princeshë Diana u martua me atëherë princin Charles në vitin 1981, duke u bërë një nga gratë më të famshme në botë.

 Mbretëresha Elizabeta dhe Charles Spencer

Martesa e tyre u prish me kalimin e viteve dhe çifti u divorcua në 1996.

Një vit më vonë, në gusht të vitit 1997, Diana humbi jetën në një aksident automobilistik në Paris, derisa udhëtonte me Dodi al-Fayed.

Botuesi e ka cilësuar librin si një vepër me rëndësi historike, gjersa interesi pritet të jetë i madh për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë të autorit me Dianën dhe perspektivës së tij personale mbi jetën e saj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër