Inaugurohet hapësira e re për varrezat e Prizrenit dhe Arbanës

Nga D. V.
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 gusht, Zhurnal.mk – Komuna e Prizrenit ka njoftuar se është inauguruar hapësira e re për varrezat e qytetit të Prizrenit dhe të lagjes “Arbana”, në Landovicë.

Sipas Komunës së Prizrenit, investimi është realizuar për shkak të mungesës së hapësirave në varrezat ekzistuese të qytetit dhe në ato të lagjes “Arbana”.

Nga Komuna kanë bërë të ditur se hapësira e re synon të krijojë kushte më të përshtatshme për qytetarët dhe të mundësojë një proces më dinjitoz të varrimit, duke adresuar një nevojë të rëndësishme të komunitetit.

“Vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi për t’i përmbushur nevojat e qytetarëve dhe për t’i përmirësuar shërbimet publike në Komunën e Prizrenit”, ka theksuar kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër