Apasiev: Në 15 vitet e fundit kanë vdekur gjithsej pesë pacientë nga ethet e Nilit Perëndimor, ndërsa tani për vetëm një verë kanë vdekur katër

Nga D. V.
1,083 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 gusht, Zhurnal.mk – Deputeti dhe lideri i “Levica”, Dimitar Apasiev, e vlerësoi si alarmante gjendjen me përhapjen e etheve të Nilit Perëndimor në Maqedoni, duke i krahasuar të dhënat e këtij viti me statistikat e 15 viteve të fundit.

Apasiev thekson se në periudhën 2011–2025 në vend janë regjistruar gjithsej pesë raste vdekjeje nga kjo sëmundje, ndërsa sivjet, vetëm për disa muaj, numri i të vdekurve ka arritur në katër.

“Në 15 vitet e fundit nga kjo sëmundje infektive të rrezikshme në Maqedoni kanë vdekur gjithsej pesë pacientë. Pra, vetëm pesë njerëz për 15 vite deri më tani. Ndërsa tani, nën pushtetin e paaftë të VMRO‑OKG, për vetëm një verë vdiqën katër pacientë”, deklaroi Apasiev.

Ai shtoi se sipas gjendjes aktuale, Maqedonia ndodhet në krye të Evropës me shkallë më të lartë se disa vende mesdhetare ku ethet e Nilit Perëndimor janë më të shpeshta.

Apasiev e konsideron përhapjen e sëmundjes si problem serioz për shëndetin publik, i cili mund të ishte parandaluar me masa të shpejta dhe efikase për zhdukjen e mushkonjave – bartësit e virusit.

Ai akuzoi pushtetin aktual se nuk ka ndërmarrë masa të duhura me kohë dhe se problemi me spërkatjen kundër mushkonjave është shoqëruar me dyshime për parregullsi në prokurimet publike.

Apasiev pretendon se me parandalim të hershëm dhe përdorim të mjeteve adekuate për dezinsektim mund të ishte shmangur, siç thotë ai, eskalimi i gjendjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër