47-vjeçari nga Gostivari rreh nënën dhe sulmon policët, ishte i dehur

Nga D. V.
929 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 gusht, Zhurnal.mk – Një rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në Gostivar.

Më 19 gusht rreth orës 00:30, policia arrestoi S.N. (47) pasi nëna e tij 67-vjeçare denoncoi se ishte sulmuar fizikisht në shtëpi.

Kur policët mbërritën në vendngjarje, 47-vjeçari i sulmoi edhe ata.

Gjatë kontrollit u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, me 1.20 promilë në gjak.

Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër