Shkup: 25-vjeçari dyshohet se kreu marrëdhënie sek’suale me 14-vjeçaren, përballet me kallëzim penal

Nga D. V.
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 gusht, Zhurnal.mk – Më 18.08.2026 në orën 09:00, në Stacionin Policor Kisella Vodë, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kryen një bisedë zyrtare me A.S. (25) nga rrethina e Shkupit. Veprimi u ndërmor pas një denoncimi paraprak nga një grua 48-vjeçare, e cila raportoi se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 14-vjeçare, me të cilën ishin në një lidhje dashurie. Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia për Krime me Dhunë — Sektori për Delikte të Gjjakut dhe Seksuale pranë SPB Shkup do të parashtrojë kallëzim penal për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për veprën penale „Sulm seksual ndaj fëmijës“ sipas nenit 188 të Kodit Penal.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër