Koncert i muzikës klasike sonte në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup

Nga D. V.
793 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 gusht, Zhurnal.mk – Sonte me fillim në ora 20:30, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup do të mbahet koncert i muzikës klasike në kuadër të edicionit të 14-të të festivalit “Skena e muzikës serioze”.

Festivali i cili tradicionalisht realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, këtë vit merr mbështetje edhe nga Komuna e Çairit, si pjesë e angazhimeve për pasurimin e ofertës kulturore dhe krijimin e përmbajtjeve të reja në Sheshin “Skënderbeu” dhe në Çarshi.

Me mbështetjen e ngjarjeve kulturore dhe artistike në ambient të hapur, Komuna e Çairit synon që këto hapësira të rëndësishme publike të jenë vende edhe më dinamike për takim, kulturë dhe përjetim të përbashkët, të qasshme për qytetarët dhe vizitorët e qytetit.

Koncerti i “Skenës së muzikës serioze” është edhe një mundësi që publiku të shijojë një program cilësor muzikor në ambientin autentik të Sheshit “Skënderbeu” dhe Çarshisë.

Hyrja është e hapur për të gjithë vizitorët e interesuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër