KRU Prishtina paralajmëron ndërhyrje urgjente pas dëmtimit të gypit në rrugën “Toni Bler”

Nga D. V.
666 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 gusht, Zhurnal.mk – Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një defekt në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Toni Bler”, në afërsi të Stacionit Policor në Arbëri.

Sipas njoftimit, është evidentuar dëmtim i një gypi me diametër prej 250 milimetrash, nga i cili ka rrjedhje të madhe të ujit.

“KRU Prishtina” ka bërë të ditur se defekti është vlerësuar si urgjent dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

“Defekti është urgjent dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme për ndalimin e rrjedhjes dhe sanimin e dëmtimit”, thuhet në njoftim.

Kompania ka njoftuar se do të ndërhyjë për sanimin e dëmtimit, ndërsa qytetarët do të informohen për zhvillimet lidhur me këtë defekt.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër