Nga sherri që nisi në lokal, te lënia e kufomës pranë plazhit, dhe arratisja e pronarit të Principotes (Të gjitha detajet e krimit në Ksamil)

Nga Xh M
830 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ksamil, 19 gusht Zhurnal.mk – Rreth 24 orë pas vrasjes kriminale të një turisti portugez në Ksamil, Policia ka vënë në pranga 11 persona, përfshirë autorin kryesor të dyshuar për ngjarjen, ndërkohë që është shpallur në kërkim dhe vetë pronari i Principotes, Bekim Bulica, i cili jo vetëm që ka qenë dëshmitarë i krimit, por akuzohet se nuk e ka kallëzuar atë pranë autoriteteve.

Krimi është i rëndë, jo vetëm për shkak të natyrës së pazakontë, të vrasjes së një turisti që kishte zgjedhur vendin tonë për të pushuar, por edhe për përmasat e njerëzve të përfshirë në të. Viktimën nuk e vrau vetëm thika, që dyshohet se u ngul disa herë në trupin e tij nga Sokrat Vata, i arrestuar në Levan, por e rrahën dhe e goditën dhe kamarierët e lokalit, dhe një person që është shpallur aktualisht në kërkim nga policia.

Në total, numri i personave të arrestuar për ngjarjen është 11, ndërsa SHEKULLI zbardh identitetet e plota të tyre:

Sokrat Lipan alias Sokrat Vata

Nuh Mahmutoglu, dhe Ezgi Perlak, të dy me shtetasi turke

Serxhi Selimi,

Ervis Bunci,

Ildi Cekani

Murat Zhabina

Miosid Matushaj

Luciano Seferi,

Romeo Shehu

Kristi Koshi

Ajo që e bën dhe më të rëndë ngjarjen, është përfshirja e punonjësve të shtetit në këto ngjarje kriminale. 3 nga personat e arrestuar, dhe që rezultonin të punësuar edhe në klubin e natës pranë Principotes rezultojnë që të jenë punonjës të policisë së shtetit, burgut të Fierit, dhe tjetri i policisë bashkiake në Gjirokastër.

Në momentin e kësaj ngjarjeje, në lokalin “Principote” kanë qenë në rolin e bodyguard-ëve shtetasit Miosid Matushaj (punonjës policie D. R. K. M. Gjirokastër), Luçiano Seferi (punonjës i I. E. V. P. Fier), dhe Romeo Shehu. Po ashtu së bashku me ta ka qenë dhe shtetasi Kristi Koshi, që edhe pse kanë pasur rolin e sigurisë, nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, që fillimisht ka nisur në ambientet e lokalit “Principote”, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, viktima është dhunuar fillimisht në ambientet e klubit, dhe më pas është lënë i vdekur në zonën e plazhit, pa u njoftuar asnjë prej autoriteteve, qoftë edhe për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore, nëse ajo do të ishte e nevojshme.

Ndaj të gjithë këtyre personave janë ngritur veprat penale për “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”. Nga ana tjetër, rasti ngre një sërë pikëpyetjesh në lidhje me rastet kur punonjës të shtetit, rezultojnë të punësuar direkt apo indirekt në lokalet e natës, duke përbërë kështu një ushtrim të detyrës në kushtet edhe të konfliktit të interesit.

Një gjë e tillë u konstatua dhe në klubin e natës Orange në Sarandë, ku gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia, dhe shefi i krimeve Mateo Bakalli, dy prej rojeve të sigurisë së lokalit, ishin në fakt punonjës të policisë së shtetit. Ata rezultonin të dy punësuar, pa marrë më herët një leje te eprorët e tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër