PDK bllokon sërish hyrjen e Qeverisë, deputetëve u bashkohen Aleanca dhe asamblistët e Vushtrrisë

Nga D. V.
685 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 gusht, Zhurnal.mk – Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar edhe të enjten aksionin e tyre duke bllokuar hyrjen e Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj mos-thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Aksionit të PDK-së këtë të enjte i janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës, si dhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Vushtrrisë.

PDK-ja prej disa ditësh po zhvillon aksione para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar që të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe të zhbllokohet procesi i konstituimit të Kuvendit.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar vazhdimisht nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që të thërrasë vazhdimin e seancës, ndërsa ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokim të institucioneve.

Ndërkohë, edhe Aleanca ka kundërshtuar zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe ka kërkuar kthimin e vendit në funksionalitet institucional.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër