Çitaku kujton Bajram Rexhepin: Ia kemi një kafe borxh njëri-tjetrit

Nga D V
671 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 gusht, Zhurnal.mk – Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kujtuar ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Çitaku, përmes një shkrimi në Facebook, ka ndarë kujtime personale nga miqësia dhe bashkëpunimi i saj me Rexhepin, duke thënë se ai për të ka qenë më shumë se koleg.

“Për mua ka qenë më shumë se koleg, ka qenë mik i vërtetë. Ne kemi qenë ekip”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka kujtuar edhe debatet dhe ngacmimet mes tyre për futbollin, pasi Rexhepi ishte tifoz i Real Madridit, ndërsa ajo e Barcelonës.

Çitaku ka veçuar edhe mbështetjen që, sipas saj, Bajram Rexhepi i kishte dhënë gjatë angazhimit të saj institucional, veçanërisht në procesin e liberalizimit të vizave.

“Vlorë, udhërrëfyesin do ta pranosh ti. Ti je e re. Unë jam në perëndim të karrierës. Mua më ke krah, më ke ushtar, por në ballë do të jesh ti”, ka cituar ajo fjalët e Rexhepit.

Në fund, Çitaku ka shprehur dhimbjen për kafen që nuk arritën ta pinin së bashku para se ish-kryeministri të pësonte sulm në tru.

“Sot do të doja të isha në Prishtinë. Ia kemi një kafe borxh njëri-tjetrit”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka thënë se Bajram Rexhepin do ta kujtojë përjetë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër