27 zjarre në 24 orët e fundit, nëntë mbeten aktive

Nga Xh M
783 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 gusht Zhurnal.mk – Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 27 zjarre, prej të cilave nëntë vijojnë të jenë aktive, dy janë vënë nën kontroll, ndërsa 16 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

Sipas Qendrës, zjarre aktive janë raportuar në disa zona të vendit.

Në Komunën e Studeniçanit, zjarri është aktiv në afërsi të fshatrave Morane, Vërtekicë dhe Ramni Gaber. Vatra aktive ka edhe në Komunën e Makedonski Brodit, pranë lokalitetit Vidush dhe fshatrave Dragov Dol e Llokvicë.

Në Komunën e Kërçovës, zjarri vijon të jetë aktiv pranë fshatit Tajmishte dhe lokalitetit Darda, ndërsa në Komunën e Likovës raportohet vatër aktive pranë fshatit Nikushtak.

Zjarre aktive janë regjistruar edhe në Komunën e Krushevës, pranë fshatrave Belushino dhe Jakrenovë, në Komunën e Vrapçishtit, pranë fshatit Llomnicë, si dhe në Komunën e Zelinës, pranë fshatit Cerovë.

Në rajonin e Tetovës, zjarri është aktiv pranë fshatit Brodec, ndërsa në Komunën e Prilepit raportohet vatër aktive pranë fshatit Bonçe.

Ndërkohë, zjarri në deponinë e mbeturinave në Dellçevë, si dhe zjarret pranë fshatrave Çanishte, Krushevicë, Lopaticë dhe Dunje të Prilepit, në drejtim të Crna Rekës, janë vënë nën kontroll.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën dhe të ndërhyjnë në zonat ku zjarret mbeten aktive.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër