Shirat e rrëmbyeshëm godasin Spanjën, 7 të plagosur dhe 300 të evakuuar

Nga Xh M
727 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Madrid, 22 gusht Zhurnal.mk – Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të shumta në verilindje të Spanjës, duke lënë të paktën shtatë persona të plagosur dhe duke detyruar autoritetet të evakuojnë rreth 300 persona.

Ngjarja më e rëndë u regjistrua në portin e Roda de Berà, rreth 75 kilometra në jugperëndim të Barcelonës, ku shembja e një muri plagosi tre persona. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike, ndërsa një tjetër në gjendje të rëndë.

Katër persona të tjerë janë dërguar në spital pas incidenteve të lidhura me motin e keq. Dy prej tyre u plagosën lehtë nga shembja e një muri në një kamping në Roda de Berà.

Për shkak të situatës, rreth 300 persona u evakuuan nga një kamping, ndërsa rreth 100 prej tyre u strehuan në një qendër sportive të bashkisë.

Reshjet e dendura prekën veçanërisht zonat e El Vendrell, Roda de Berà, Creixell dhe Torredembarra, ku në disa pika u regjistruan mbi 200 litra shi për metër katror brenda pak orësh.

Në El Vendrell, niveli i ujit në zonën bregdetare kaloi gjysmë metri, ndërsa një numër i madh rrugësh u përmbytën.

Zjarrfikësit kanë kryer mbi 200 ndërhyrje, kryesisht për shpëtimin e personave të bllokuar në automjete dhe për përballimin e përmbytjeve në banesa e ndërtesa të tjera.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa reshjet kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme edhe në qarkullimin rrugor dhe atë hekurudhor në zonat e prekura.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër