Digjen kosha mbeturinash në Çair, Komuna apelon për përgjegjësi dhe raportim të autorëve

Nga Xh M
811 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Çair, 22 gusht Zhurnal.mk – Komuna e Çairit ka reaguar pas djegies dhe dëmtimit të disa koshave të mbeturinave në territorin e komunës, duke e cilësuar këtë veprim si dëmtim të pronës publike dhe të interesit të përbashkët të qytetarëve.

Nga Komuna e Çairit bëjnë thirrje që qytetarët të tregojnë më shumë përgjegjësi ndaj hapësirave dhe pajisjeve publike, duke theksuar se koshat e mbeturinave janë vendosur për të ndihmuar në mbajtjen e një mjedisi më të pastër dhe më të rregullt.

“Djegia e tyre nuk zgjidh asnjë problem, përkundrazi, krijon mbeturina, ndotje, rrezik për qytetarët dhe kosto të reja që përsëri i paguajmë të gjithë”, thuhet në reagimin e Komunës.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos heshtin përballë akteve të tilla dhe, nëse kanë informacion për autorët, ta raportojnë rastin tek institucionet kompetente.

“Çairi është shtëpia jonë e përbashkët. Ta ruajmë së bashku”, thekson Komuna e Çairit, duke shtuar se do të vazhdojë punën për një mjedis më të pastër, por se kjo kërkon edhe përgjegjësinë dhe kujdesin e secilit qytetar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër