28 linja të reja ajrore direkte nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit

Nga Xh M
1,407 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 gusht Zhurnal.mk – Nga aeroportet e Maqedonisë janë vendosur gjithsej 28 linja të reja ajrore, duke krijuar më shumë mundësi udhëtimi për qytetarët dhe duke e bërë vendin më të arritshëm për vizitorët e huaj, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit janë vendosur fluturime direkte drejt Parisit, Barcelonës, Lionit, Amsterdamit, Lubjanës, Madridit, Stokholmit, Këlnit, Barit, Pragës, Larnakës, Napolit, Budapestit, Algheros dhe Palermos.

Ndërkaq, linjat e reja nga Aeroporti i Ohrit e lidhin vendin me Stambollin, Bazelin, Larnakën, Madridin, Shtutgartin, Barin, Stokholmin, Katovicën, Vroclavin, Milanon, Bratislavën dhe Vjenën.

Sipas partisë, zgjerimi i rrjetit ajror do të ndikojë pozitivisht edhe në ekonomi, duke nxitur zhvillimin e turizmit, veçanërisht në Ohër, si dhe duke ua lehtësuar kompanive vendase lidhjen me partnerët dhe tregjet ndërkombëtare.

Nga VMRO-DPMNE theksojnë se zgjerimi i rrjetit të fluturimeve është pjesë e angazhimeve të Qeverisë për më shumë mundësi udhëtimi dhe lidhje më të fuqishme të Maqedonisë së Veriut me Evropën dhe botën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër