Liderët evropianë në Kiev, Zelensky kërkon mbështetje për planin e paqes

Nga D V
460 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kiev, 24 gusht, Zhurnal.mk – Në prag të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, e cila 35 vjet më parë u shkëput nga Bashkimi Sovjetik, në Kiev mbërritën liderët evropianë të bllokut nordik dhe baltik për t’i dhënë mbështetje Volodymyr Zelenskyt dhe për të vendosur në rrugën e duhur fushatën e ndihmave për vjeshtën e vitit 2026.

Momenti është i përshtatshëm, por Rusia sigurisht që nuk po qëndron duarkryq.

“Pas zgjedhjeve për Dumën, Putini do të mobilizojë të paktën 300 mijë persona, duke i marrë nga provincat, në mënyrë që të mos shqetësojë qytetet më të mëdha si Moska dhe Shën Petersburgu”, deklaroi presidenti ukrainas gjatë një takimi me gazetarët.

Në fakt, rusët tashmë po presin diçka të tillë.

Kjo duket edhe nga fakti se pikat kufitare me Gjeorgjinë kanë regjistruar sërish trafik të madh.

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri rus Dmitry Medvedev i ka cilësuar tashmë ata që largohen si “tradhtarë”.

Ndërkohë, Putini është rikthyer te retorika për nevojën e zhdukjes së “ideologjisë neonaziste” nga shteti ukrainas, duke e përdorur atë si justifikimin kryesor për të ashtuquajturin “operacion special ushtarak”.

Pra, asgjë e re. Zelensky ka nevojë për ndihma konkrete dhe të menjëhershme për të përballuar një tjetër ofensivë dimërore ruse.

Nga Gjermania do të mbërrijnë sisteme të tjera IRIS-T për interceptimin e raketave, ndërsa Franca së shpejti do të dërgojë radarë të rinj.

Gjithashtu po vijojnë punimet për dhënien e licencave për prodhimin e raketave franceze në Ukrainë.

Megjithatë, si gjithmonë, nevojiten sistemet Patriot për të ndaluar sulmet balistike të Kremlinit. Zelensky ka deklaruar se Ukraina ka nevojë për 300 sisteme për të mbrojtur në mënyrë të përshtatshme vendin.

“Synojmë të marrim 5–10% të rezervave amerikane dhe jemi të gatshëm të paguajmë”, tha ai.

Por me çfarë parrash?

“Ne po disbursojmë kredinë prej 90 miliardë eurosh, të miratuar nga liderët dhjetorin e kaluar”, pikërisht për nevojat ushtarake të Ukrainës, si “përgatitjet për dimrin, blerja e dronëve dhe mbrojtja ajrore”, theksoi presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë udhëtimit të tij me tren drejt Kievit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër