Kuvendi mohon sigurimin privat për deputetët, thotë se bëhet fjalë për kontrolle shëndetësore të detyrueshme

Nga D V
610 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 gusht, Zhurnal.mk – Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mohon se u paguan sigurim shëndetësor privat deputetëve dhe të punësuarve. Në një demant, Kuvendi thotë se informacionet e publikuara në disa media janë të pasakta dhe manipuluese. Sipas Kuvendit, bëhet fjalë për kontrolle sistematike dhe parandaluese shëndetësore, të cilat punëdhënësi është i detyruar t’i sigurojë me ligj, të paktën një herë në 24 muaj.
Nga Kuvendi sqarojnë se procedura e prokurimit publik është për shërbime konkrete shëndetësore dhe jo për polica të sigurimit privat.

Ata shtojnë se këto kontrolle nuk janë praktikë e re dhe se procedura të ngjashme janë zhvilluar edhe në vitet e mëparshme. Kuvendi u bëri thirrje mediave që kanë publikuar informacionin ta korrigjojnë dhe ta publikojnë demantin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër