Nga mesnata rritje e çmimeve të karburanteve, dizeli mbi 100 denarë për litër

Nga D V
797 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 gusht, Zhurnal.mk – Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,62 % në raport me vendimin e datës 17.8.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 3,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,850 den/kg dhe tani do të jetë 45,576 den/kg.

Nga data 25.8.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
• Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 93,00 (denarë/litër)
• Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 95,00 (denarë/litër)
• Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 101,50 (denarë/litër)
• Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 100,50 (denarë/litër)
• Mazut М-1 SU 45,576 (denarë/kilogram).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër