Manchester City është pranë arritjes së marrëveshjes me Chelsean për transferimin e mesfushorit argjentinas, Enzo Fernandez, raporton gazetari i njohur Gianluca Di Marzio.
Sipas raportimeve, Fernandez po shtyn për realizimin e transferimit, ndërsa klubet po vazhdojnë negociatat për të gjetur gjuhën e përbashkët rreth shumës së transferimit.
Chelsea ndërkohë ka rritur kërkesat financiare për 25-vjeçarin. Klubi londinez tashmë kërkon 140 milionë euro për kartonin e Fernandezit, pasi më herët vlera e tij ishte raportuar rreth 120 milionë euro.
Pavarësisht rritjes së çmimit, negociatat po përparojnë dhe Manchester City mbetet optimist se do ta finalizojë marrëveshjen para mbylljes së afatit kalimtar.
Në të njëjtën kohë, një tjetër mesfushor i Cityt, Nico Gonzalez, pritet të largohet.
Sipas Di Marzios, spanjolli është pranë transferimit te Newcastle, në një lëvizje që do të sillte ndryshime të rëndësishme në repartin e mesfushës së kampionëve anglezë.
Manchester City ka qenë mjaft aktiv në këtë afat kalimtar dhe tani mund të jetë duke përgatitur një tjetër lëvizje të madhe, me një transferim të rëndësishëm në hyrje dhe një tjetër në dalje para mbylljes së afatit kalimtar.


