Editorial / As bashkimi LSDM–Levica nuk mjafton për fitore në zgjedhjet parlamentare!

Nga R.ZH
886 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i LSDM, Venko Filipçe ka porositur se bashkimi i opozitës mund të bëhet vetëm rreth politikave të qarta pro‑evropiane dhe Frontit për të vërtetën dhe drejtësinë. Ai ka kërkuar që të bashkëpunojë me Levicën, por këta të fundit fillimisht duhet të heqin dorë nga politikat e saj pro-ruse dhe nga Mickoski. Megjithatë, me ose pa vetëdije, me këtë thirrje Filipçe po tregon dëobësitë e tij, sepse dallimi në bashkëpunimin me Levicën është sikur “nata me ditën”, shkruan “Zhurnal.mk”.

Filipçe: Levica është dorë e zgjatur e Mickoskit!

Kryetari i LSDM, Venko Filipçe, ka thënë se Levica është partia proxy e Mickoski, e cila pajtohet për zgjedhje dhe thërret për njëfarë bashkimi të opozitës. Por ai ka porositur se bashkimi mund të bëhet vetëm me dhe pas Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

Filipçe theksoi se LSDM tashmë e ka shpallur Frontin për të vërtetën dhe drejtësinë, postulat kryesor i të cilit është e ardhmja evropiane e Maqedonisë së Veriut. Prandaj ai ka thënë se

Levica është parti proruse, e cila kishte një transparent të qartë se NATO janë vrasës në Kuvend dhe nëse i ndryshojnë politikat e tyre dhe heqin dorë nga mentorët dhe financuesit e tyre, nëna Rusi dhe babai Hristijan Mickoski, edhe ata janë të mirëseardhur në Frontin për të vërtetën dhe drejtësinë, shkruan “Zhurnal.mk”.

Kush bashkohet me opozitën duhet të jetë pro NATO-së dhe BE-së

Opozita maqedonase duhet të bashkohet sa më shpejtë nëse dëshiron të ketë një rezultat të mirëfilltë në zgjedhjet e ardhshme. Fatkeqësisht Filipçe edhe pse i ka vendosur prioritetet kryesore të kësaj opozite, sërish ende nuk po gjen formën për ta ngjallur ose për ta bashkuar opozitën.

Në fakt, LSDM e ka bërë të qartë se bashkim politik është e nevojshme përcaktim i qartë i secilës parti se janë NATO, për Bashkimin Evropian dhe për të ardhmen evropiane të shtetit.

Por në këtë pikë, e ka të vështirë ta bindë Levicën (E Majta) që at atë heqin dorë nga orientimi i tyre kundër NATO-s dhe kundër Bashkimit Evropian.

Për Levicën, Evropa dhe politikat pro‑evropiane janë rrugë krejtësisht të kundërta, sepse ata kanë qasje komuniste, e admirojnë Enver Hoxhën, sistemin komunist kinez, e duan Rusinë dhe janë kundër kapitalizimit pro perëndimor dhe vlerave Evropiane, shkruan “Zhurnal.mk”.

Edhe bashkimi LSDM – LEVICA, sërish nuk mund të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare!

LSDM duhet të largohet sa më parë nga Levica, sepse bashkëpunimi me këtë parti thjeshtë është i pamundshëm. Edhe nëse bëjnë një tentim të tillë, kjo vetëm do ta dëmtojë LSDM-në dhe nuk do të ketë asnjëfarrë dobie nga ky bashkëpunim. LSDM duhet të bisedojë me parti politike që janë pro evropiane, që kanë vlera qytetare dhe që janë të gatshëm të shtrijnë dorën e pajtimit dhe bashkimit me secilën parti para dhe pas zgjedhjeve. Ata duhet të bisedojnë me organizata qytetare, individë dhe intelektualë për zgjerimin e Frontit për të vërtetën dhe drejtësinë.

Por është një fakt i pamohueshëm, se përderisa LSDM dhe Filipçe nuk arrijnë fillimisht ta bashkojnë partinë nga brenda, t’i kthejnë shumë figura të ndryshme politike të LSDM-së të cilët kanë kontribuar që kjo parti të rritet, nëse nuk arrijnë t’i marrin elektoratin “ZNAM-it” dhe nuk arrijnë t’i kthejnë fillimisht qendrat e tyre të partisë, si Strumica, Kumanova dhe Qendra, LSDM do ta ketë shumë të vështirë të kenjë ndonjë përmirësim të numrit të votave nga zgjedhjet e kaluara.

VMRO DPMNE duke pasur një opozitë të tillë të dobët maqedonase, edhe në të ardhmen do të jetë kryesuese dhe fituese në taborin e elektoratit maqedonas. Andaj as Levica dhe asnjë parti qytetare nuk do t’i bëjë dobi kësaj rradhe LSDM-së, nëse ata vetë nuk konsilidohen dhe nuk bashkohen. Gjithçka tjetër do të jetë edhe një debakël i radhës, që do të lejojë pushtetin aktual të manovrojë në të ardhmen ashtu siç të duan ata, shkruan “Zhurnal.mk”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër