Drenasi përfiton mbi 3 milionë euro për Banimin Social Adekuat

Nga D V
507 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 gusht, Zhurnal.mk – Drenasi do të përfitojë 3 milionë e 10 mijë euro për realizimin e Projektit të Banimit Social Adekuat.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, e cila ka njoftuar se marrëveshja për realizimin e projektit është nënshkruar me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, nënshkruam marrëveshjen për realizimin e Projektit të Banimit Social Adekuat”, ka shkruar Pacolli-Dalipi.

Sipas saj, në kuadër të projektit do të ndërtohen 36 njësi të reja të banimit social.

“Me investim prej 3 milionë e 10 mijë euro, në Drenas do të ndërtohen 36 njësi të reja të banimit social, ndërsa do të renovohen 15 dhe rindërtohen 7 shtëpi private për familjet e cenueshme”, ka deklaruar ajo.

Pacolli-Dalipi ka bërë të ditur se projekti do të financohet tërësisht nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në total, sipas ministres në detyrë, përmes këtij projekti do të përfitojnë 58 familje apo banesa.

“Gjithsej, 58 familje/banesa do të ndihmohen përmes këtij projekti, duke krijuar mundësi të reja për banim të denjë dhe përmirësuar kushtet e jetesës për familjet në nevojë”, ka shkruar Pacolli-Dalipi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër