PDK-së i bashkohen asamblistë e aktivistë nga Shtimja dhe Fushë Kosova në protestën para Qeverisë

Nga D V
652 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 gusht, Zhurnal.mk – Deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilët po zhvillojnë aksionin e bllokimit të hyrjes së Qeverisë në shenjë proteste për mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, këtë të enjte u janë bashkuar edhe asamblistë dhe aktivistë të PDK-së nga komunat e Shtimes dhe Fushë Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Protesta e deputetëve të PDK-së po vazhdon tash e disa ditë para objektit të Qeverisë, me kërkesën që të zhbllokohet procesi i konstituimit të Kuvendit dhe të krijohen institucionet e reja të vendit.

PDK-ja dhe Aleanca ka kundërshtuar vazhdimisht mosvazhdimin e seancës konstituive, duke kërkuar që Kuvendi të nisë punën dhe të hapet rruga për formimin e institucioneve të reja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër