Shkup, 27 gusht Zhurnal.mk – Ndryshimi i sezonit sjell edhe ndryshimin e orarit të transportit publik në Shkup. Ndërmarrja Qarkulluese Publike – Shkup njofton se nga 1 shtatori 2026 fillon zbatimi i orarit dimëror të transportit publik urban.
Nga NQP u bëjnë thirrje përdoruesve të transportit publik që të informohen paraprakisht për oraret e linjave që përdorin, pasi orari i ri hyn në fuqi të martën, më 1 shtator.
“Përdoruesit e transportit publik njoftohen me kohë që të informohen për oraret e linjave që përdorin. Zbatimi i orarit dimëror fillon nga e marta”, thuhet në njoftimin e NQP Shkup.
Orari aktual i linjave të autobusëve mund të kontrollohet në faqen zyrtare të NQP Shkup.
