Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë

Nga Xh M
732 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 27 gusht Zhurnal.mk – Një zjarr i madh ka përfshirë zonën malore të njohur si Mali i Thatë, mbi fshatin Kopanicë, në territorin e Komunës së Jegunovcës.

Sipas të dhënave fillestare, zjarri është aktivizuar në një pjesë të terrenit malor, ndërsa një re e dendur tymi mund të shihet nga disa zona përreth.

Përhapja e flakëve mbetet shqetësuese për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të thata, të cilat mund të favorizojnë zgjerimin e mëtejshëm të zjarrit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër