Protestuesit marshojnë në Tiranë në ditën e 89-të: “Ju erdhi fundi!”, kërkohet arrestimi i Ramës dhe Ballukut

Nga Xh M
713 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 27 gusht Zhurnal.mk – Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke vijuar më tej në akset kryesore të Tiranës. Tubimi shënon ditën e 89-të të qëndresës qytetare.

Me pankarta në duar dhe duke përsëritur thirrje të forta, qytetarët u larguan nga sheshi përpara godinës së qeverisë për të bllokuar simbolikisht rrugët kryesore të kryeqytetit.

Gjatë lëvizjes, protestuesit iu drejtuan aktorëve politikë me sloganet: “Ju erdhi fundi!”, “Rama në burg, Berisha në burg!” dhe “Arrestoni Ramën dhe Ballukun”. Përmes këtyre thirrjeve, ata ritheksuan kërkesat për rrëzimin e qeverisë, reformimin e sistemit dhe largimin e elitës së vjetër politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër