Ministria e Bujqësisë kujtohet për fatkeqësitë natyrore, Salla: Skemë e re sigurimesh për fermerët

Nga Xh M
882 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 27 gusht Zhurnal.mk – Fermerët shqiptarë pritet të kenë së shpejti një skemë të re sigurimesh, e cila synon t’i mbrojë nga dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili deklaroi se puna për ngritjen e kësaj skeme është drejt përfundimit.

Sipas ministrit, skema e sigurimeve në bujqësi do të krijojë një mekanizëm të ri mbështetjeje dhe mbrojtjeje për prodhuesit bujqësorë, duke u ardhur në ndihmë në rastet kur përballen me dëme të konsiderueshme nga fenomenet natyrore.

Salla tha se iniciativa vjen edhe në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga fermerët gjatë takimeve në të gjithë vendin. Ndër problematikat e hasura ndër vite janë dëmet e shkaktuara nga ngricat, breshëri, përmbytjet dhe zjarret.

“Për të gjithë ju fermerë me të cilët jam takuar në të gjithë vendin dhe që më keni ngritur shqetësimet tuaja për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, sot kam një lajm të mirë. Jemi në përmbyllje të ndërtimit të një skeme të sigurimeve në bujqësi, e cila do të krijojë një mekanizëm të ri mbështetjeje dhe mbrojtjeje për fermerët shqiptarë”, deklaroi ministri Salla.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër