Sot mbahet protestë në Prishtinë kundër vrasjeve të grave

Nga D V
507 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 gusht, Zhurnal.mk – Sot mbahet protestë në Prishtinë, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, me moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Protesta zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa përmes saj kërkohet reagim më i fuqishëm institucional dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

Organizatorët u bëjnë thirrje institucioneve që vrasjet e grave dhe rastet e dhunës të trajtohen me urgjencë dhe të ndërmerren hapa konkretë për parandalimin e rasteve të reja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër