Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët

Nga D V
872 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 gusht, Zhurnal.mk – Ushtruesja e detyrës së Shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, po largohet nga Kosova pas më shumë se tre vitesh angazhim.

Përmes një njoftimi, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës kanë hyrë në një kapitull të ri.

Në mesazhin e saj të fundit, Palatova u ka bërë apel autoriteteve dhe aktorëve politikë në Kosovë që të angazhohen me Bashkimin Evropian në mënyrë konstruktive, bashkëpunuese dhe të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve.

“BE-ja është këtu për ta mbështetur Kosovën”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër