Gashi viziton Haraçinën, në fokus bashkëpunimi institucional dhe projektet për qytetarët

Nga I.A
957 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka vizituar Komunën e Haraçinës, ku është takuar me kryetarin e komunës, Daut Beqiri.

Në takim është diskutuar për bashkëpunimin institucional, zhvillimin rajonal, si dhe realizimin e projekteve që synojnë përmirësimin e mirëqenies dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Biseduam për bashkëpunimin institucional, zhvillimin rajonal dhe realizimin e projekteve me rëndësi për mirëqenien e qytetarëve”, ka deklaruar Gashi.

Një pjesë e veçantë e diskutimeve i është kushtuar forcimit të komunikimit me qytetarët dhe funksionalizimit të zyrave të deputetëve në Komunën e Haraçinës. Sipas Gashit, këto zyra do të shërbejnë si një urë më e drejtpërdrejtë komunikimi ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve.

“Veçanërisht u dakorduam për forcimin e komunikimit me qytetarët dhe funksionalizimin e zyrave të deputetëve në komunë, si një urë më e drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe institucioneve”, ka theksuar Gashi.

Në përfundim të takimit, kryetari i Kuvendit i ka uruar sukses kryetarit të Haraçinës, Daut Beqiri, në realizimin e programit të tij për komunën, duke shprehur mbështetje për planet dhe projektet që synojnë lehtësimin e jetës së qytetarëve.

“I dëshirova suksese në realizimin e programit të tij për Komunën, ndërsa shpreha mbështetjen e plotë për planet që lehtësojnë jetën e qytetarëve të saj”, ka shkruar Gashi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër