Shkup, 28 gusht, Zhurnal.mk – Fundjava solli fluks të shtuar në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut. Bogorodica, në drejtim të Greqisë, është ndër pikat ku është regjistruar ngarkesë e shtuar, ndërsa fluks ka edhe në Tabanoc, në drejtim të Serbisë.
Kolona automjetesh dhe qarkullim i shtuar janë regjistruar që në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare Bogorodicë, ku për dalje nga Maqedonia e Veriut drejt Greqisë, pritja arrin deri në 40 minuta.
“Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në kalimin kufitar Bogorodicë, koha e pritjes për të dalë nga vendi është rreth 45 minuta, ndërsa nuk ka vonesa të konsiderueshme për hyrje apo dalje në kalimet e tjera kufitare në anën maqedonase”. – Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë së Veriut.
Por sot Kolona të gjata janë vërejtur edhe në Tabanoc, në kufirin me Serbinë. Për hyrje dhe dalje nga vendi, qytetarët prisnin deri në 30 minuta.
Fluksi pritet të mbetet i shtuar gjatë gjithë ditës, veçanërisht në drejtim të pikave kufitare me Greqinë dhe Serbinë.
Qytetarëve u rekomandohet që para nisjes, të informohen për gjendjen në kufi dhe të llogarisin kohë shtesë për udhëtimet e tyre.
Autoritetet kanë parashikuar se fluksi mund të vazhdojë deri në fundjavën e parë të shtatorit, ndërsa më pas pritet relaksim i qarkullimit.
