Kumanovë, 30 gusht Zhurnal.mk – Nën patronatin e Këshillit Organizativ të Shoqatës së të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë Shqiptarë në Maqedoni – Dega Kumanovë, të dielën, më 13 shtator 2026, do të organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së atdhetarit, juristit dhe shkrimtarit të njohur, Muharrem Shaljani.
Shaljani, ish-i burgosur politik dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), kujtohet për qëndresën e tij gjatë viteve të vuajtjeve nëpër burgje, si dhe për kontributin e tij në përpjekjet për lirinë dhe të drejtat e popullit shqiptar.
Këshilli Organizativ u ka bërë thirrje qytetarëve, bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve që të marrin pjesë në këtë akademi përkujtimore, në shenjë respekti dhe nderimi për figurën dhe veprën e Muharrem Shaljanit.
Detajet e ngjarjes:
📅 Data: E diel, 13 shtator 2026
🕔 Ora: 17:00
📍 Vendi: Fakulteti i Administrimit të Biznesit – UT, Kumanovë
📌 Adresa: Rruga „11 Nëntori“ nr. 66, Lagjja Bedinjë, Kumanovë
Organizatorët theksojnë se pjesëmarrja e qytetarëve në këtë aktivitet është një mënyrë për të nderuar jo vetëm veprën e Muharrem Shaljanit, por edhe vuajtjet e të gjithë të burgosurve politikë dhe sakrificën e atyre që kontribuuan në luftën çlirimtare.
