Koloneli i KFOR-it takon drejtorin e Qendrës Rajonale të OSBE-së në Pejë

Nga D V
736 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 gusht, Zhurnal.mk – Komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) të misionit të KFOR-it, koloneli Giuseppe De Blasi, ka pritur në takim drejtorin e Qendrës Rajonale të OSBE-së në Pejë, Cristiano Barale.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në zonën e përgjegjësisë së Komandës Rajonale Perëndimore, si dhe për çështjet që prekin qytetarët në këtë pjesë të Kosovës.

Në fokus të bisedës kanë qenë gjithashtu mundësitë për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e qëndrimeve lidhur me çështje me interes të përbashkët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër