Kovaçki: Nga 1 shtatori VMRO‑DPMNE i hap dyert për anëtarë të rinj dhe fut azhurnim digjital

Nga D V
657 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 gusht, Zhurnal.mk – VMRO‑DPMNE nga 1 shtatori fillon një fushatë tre‑mujore për azhurnimin e anëtarësimit ekzistues dhe regjistrimin e anëtarëve të rinj nën moton “Së bashku për të ardhmen – Bashkohu!”, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm dhe deputet i partisë, Dragan Kovacki.

Fushata do të zgjasë deri më 30 nëntor, dhe qëllimi është ndërtimi i një strukture politike më moderne dhe më të organizuar.

Në kuadër të procesit, për herë të parë futet edhe mundësia për anëtarësim tërësisht digjital përmes një aplikacioni të ri në web dhe celular.

“Komisioni ynë partiak për IT ka përgatitur një aplikacion web i cili tashmë është vënë në funksion në komitetet komunale, ndërsa versioni mobil është dorëzuar te Google dhe te Apple dhe pas miratimit të tij do të jetë i qasshëm edhe në telefonat mobilë, për çka publikun do ta njoftojmë shtesë. Kjo do të thotë se aplikimi, verifikimi, pranimi i Statutit dhe konfirmimi i anëtarësimit do të mund të përfundojnë digjitalisht, nga telefoni, për vetëm disa minuta”, deklaroi Kovacki.

Ai sqaroi se procesi digjital është mundësi shtesë, por nuk do ta zëvendësojë mënyrën tradicionale të anëtarësimit.

“Secili që dëshiron personalisht ta azhurnojë anëtarësimin e vet ose të bëhet anëtar do të mund ta bëjë këtë në komitetet komunale. Nga 1 shtatori deri më 30 nëntor, çdo ditë prej orës 17:00 deri në 20:00, komitetet tona komunale do të jenë të hapura për anëtarët dhe për të gjithë qytetarët që duan të na bashkohen”, theksoi ai.

Kovacki i ftoi të gjithë anëtarët ekzistues të konfirmojnë të dhënat e tyre, ndërsa dyert janë të hapura edhe për të gjithë qytetarët që duan të bashkohen pa nevojë për rekomandime.

Nga partia theksojnë se të gjitha të dhënat personale do të përpunohen në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër